'Shpërthen' Challandes pas humbjes nga Anglia: Ky futbollist bëri gabime të mëdha

'Shpërthen' Challandes pas humbjes nga Anglia: Ky futbollist bëri gabime të mëdha

Sport November 17, 2019 - 20:03
Detajet

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Harry ëinks ('32), Harry Kane ('79), Marcus Rashford ('83) dhe Mason Mount ('90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur për paraqitjen e lojtarëve të tij, por edhe për Ibrahim Dresheviç, i cili luajti sonte nga minuta e parë.

Image

"Kam parë gjëra të mira. Por duhet ta mbajmë motivin. Ka qenë një efikasitet i lartë. Ata të shënojnë nëse u lejoh hapsira. Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrë diçka pozitive", ka thënë Challandes për SSK, përcjell Zëri.info.

"Ibrahim Dreshieviç është imazhi i ekipit. Ai bëri ndeshje të mirë, por edhe gabime të mëdha", vlerësoi Challandes.

"Kemi mësuar shumë gjëra ne këto kualifikime. Të martën do të shkojë në Shkup për ta studiuar situatën", shtoi ai.

Kështu, Kosova e mbyll ciklin eliminator me 11 pikë në grupin A eliminator, në vendin e tretë./Zëri.info