Mediumi britanik me shkrim të madh për gjestin fenomenal të tifozëve të Kosovës

Mediumi britanik me shkrim të madh për gjestin fenomenal të tifozëve të Kosovës

Sport November 17, 2019 - 18:45
Detajet

Kanë kaluar mbi 40 minuta në mes Kosovës dhe Anglisë në 'Fadil Vokrri'.

Rezultati momental është 0:1 në favor të Anglisë pas golit të shënuar pak minuta më parë nga Harry Winks, shkruan Zëri.info.

Në kohën para ndeshjes kur ishte duke u intonuar himni i Anglisë, të gjithë tifozët në stadium bën një veprim të jashtëzakonshëm.

Tifozët e Kosovës mbajtën nga një flamur të Anglisë derisa ishte duke u intonuar himni anglez.

Pamjet në fjalë i ka postuar edhe mediumi i njohur britanik 'Bleacher Raport'.

"Tifozët e Kosovës mbajtën flamujt e Anglisë gjatë himnit të kundërshtarit", shkroi mediumi britanik.

Kosova është duke u përballur ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova është futur në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë është i stërmbushur./Zëri.info