Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Kosovës gjatë momentit kur ishte duke u intonuar himni anglez

Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Kosovës gjatë momentit kur ishte duke u intonuar himni anglez

Sport November 17, 2019 - 18:10
Detajet

Kanë kaluar rreth dhjetë minuta në mes Kosovës dhe Anglisë në 'Fadil Vokrri'.

Ashtu edhe siç është pritur, stadiumi është i stërmbushur nga tifozët, raporton Zëri.info.

Ndërkaq, në kohën para ndeshjes kur ishte duke u intonuar himni i Anglisë, të gjithë tifozët në stadium bën një veprim të jashtëzakonshëm.

Tifozët e Kosovës mbajtën nga një flamur të Anglisë derisa ishte duke u intonuar himni anglez.

Kosova do të luajë ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova është futur në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Image

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë është i stërmbushur./Zëri.info