Federata e Anglisë poston fotografi nga stadiumi 'Fadil Vokrri'

Federata e Anglisë poston fotografi nga stadiumi 'Fadil Vokrri'

Sport November 17, 2019 - 17:55
Zbuloni detajet

Kanë mbetur edhe pak çaste deri në fillimin e ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, shkruan Zëri.info.

Futbollistët anglezë kanë dalë në fushë për ta testuar edhe njëherë terrenin e ‘Fadil Vokrrit’.

Image

Ata janë befasuar nga pritja që iu bë pas daljes në fushë, ku morën duartrokitje të ngrohta nga tifozët e Kosovës.

Faqja zyrtare e Federatës Angleze të Futbollit ka postuar foto nga stadium "Fadil Vokrri" në "Instagram".

Image

Futbollistët dhe tifozët anglezë janë mirëpritur në mënyrë të mrekullueshme këto ditë në Prishtinë.

Ndryshe, ‘Dardanët’ nuk kanë asnjë gjasë për kualifikim pas humbjes ndaj Çekisë, ndërsa ‘Tre Luanët’ e kanë të siguruar plasmanin në Evropian. /Zëri.info

 

Image