Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli zbarkojnë në 'Fadil Vokrri' për ndeshjen Kosovë - Angli

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli zbarkojnë në 'Fadil Vokrri' për ndeshjen Kosovë - Angli

Sport November 17, 2019 - 17:49
Detajet

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi do të jetë sonte prezent në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

I pari i shtetit të Kosovës do të jetë në përkrahje të skuadrës së Bernard Challandes në ndeshjen ndaj Anglisë, shkruan Zëri.info.

Image

Përveç tij, në stadiumin 'Fadil Vokrri' tashmë ka ardhur edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Kosova do të luajë ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Image

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova do të futet në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë pritet të jetë i stërmbushur.

Ky takim pritet të fillojë me fillim nga ora 18:00. /Zëri.info