Çka po bën mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit në Prishtinë?!, ky është postimi i tij në 'Instagram'

Çka po bën mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit në Prishtinë?!, ky është postimi i tij në 'Instagram'

Sport November 17, 2019 - 00:00
Zbuloni detajet

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë dhe Manchester United, Harry Maguire, ndodhet në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Ai me Kombëtaren e Anglisë kanë zbarkuar sonte në kryeqytet derisa nesër do të luajnë ndaj Përfaqësueses së Kosovës ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Harry Maguire e ka postuar një fotografi para një orë në rrjetin social "Instagram" teksa është nisur me aeroplan drejt Kosovës.

Image

Harry Maguire zyrtarisht është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

26-vjeçari u transferua në “Old Trafford” për 87 milionë euro, nga Leicester City.

Kujtojmë se Anglia është vendosur në Hotel "Emerald" në periferi të Prishtinës.

Sfida e madhe luhet nesër duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin e kryeqyteti "Fadil Vokrri". /Zëri.info