Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës mendon që Visar Bekaj të aktivizohet nga minuta e parë ndaj Anglisë

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës mendon që Visar Bekaj të aktivizohet nga minuta e parë ndaj Anglisë

Sport November 16, 2019 - 23:13
Zbuloni detajet

Portieri i mirënjohur kosovar, Flamur Neziri, e ka bërë një status interesant në rrjetin social "Facebook", para ndeshjes së radhës të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Anglisë, shkruan Zëri.info.

"Gandiani" i cili aktivohet për Dukagjinin e Klinës, vlerëson se në këtë ndeshje do të ishte mirë që të luante nga minuta e parë, portieri i FC Prishtinës, Visar Bekaj, para Arianet Muriq të Nottingham Forest dhe Samir Ujkanit (Torino).

Kujtojmë se Neziri më parë ka qenë pjesë e Kosovës ndërkohë që ishte i përfshirë nga ish-përzgjedhësi Bernaerd Challandes në takimin e parë historik për pikë pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Finlandë - Kosovë (1:1). /Zëri.info

Image

Postimi i Flamur Nezirit pa ndërhyrje:

Ndeshja Historike

Kosova : England

Un mendoj qe kete ndeshje Visar Bekaj eshte Portjeri ideal qe duhet te startoj.

Arsyet jane te shumta

Visari eshte rrite dhe zhvillu ne Futbollin Kosovar si shum futbollist tjere qe sod na bejn krenar.

Cilesit dhe aftesit qe i ka duhet ti testoj ne ndeshje te tilla dhe ti hapen rruget per Kampionate me te forta ne Evrope dhe te kemi garanci per keto 10 vite ne Porte.

FORCA KOSOVA