Mediet angleze “pushtojnë” Prishtinën

Mediet angleze “pushtojnë” Prishtinën

Sport November 16, 2019 - 22:39
Detajet

Anglia nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbyll kampanjën kualifikuese për kampionatin Evropian ku do të ndeshet me Kosovën, sfidë kjo që nis nga ora 18:00.

Anglia tashmë ka zbritur në tokën shqiptare, derisa mikpritja këtu e ka entuziazmuar jo vetëm ekipin anglez por edhe gazetarët e shumtë britanikë që kanë ardhur në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Në konferencën për shtyp të Anglisë të mbajtur sonte vonë në sallë ka qenë një numër shumë imadh i gazetareve anglezë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin, por ajo është kombëtarja me e madhe që ndonjëherë ka zbritur në Prishtinë, kjo edhe është arsyeja që ka zgjuar interesim shumë të madh të mediave për ta parë këtë ndeshje.

Më shumë se 100 gazetarë duke i përfshirë edhe mediet vendore ishin prezentë në sallën ku u mbajte konferenca për shtyp./Zëri.info

Image
Image