Zhbllokohet Gjermania kundër Bjellorusisë

Zhbllokohet Gjermania kundër Bjellorusisë

Sport November 16, 2019 - 21:36
Detajet

Gjermania ka vuajtur për 41 minuta përballë Bjellorusisë deri në momentin kur Ginter doli në skenë dhe arriti të shënojë gol për gjermanët, gol ky që edhe mund t’ju sigurojë kualifikimin në kampionatin Evropian.

Gjermania aktualisht ka 15 pikë dhe një fitore e sotme i dërgon në Evropian, kështu që nga minuta e parë “pancerat” e kanë nisur me sulme drejt portës bjelloruse por ja që për 45 minuta të pjesës së parë shënuan vetëm një gol.

Gjithsesi, gjasat që Bjellorusia sonte t'i shkaktojë ndonjë befasi Gjermanisë pothuaj nuk ekzistojnë./Zëri.info