Futbollistët e Anglisë u pritën në mënyrë shumë speciale në Prishtinë

Futbollistët e Anglisë u pritën në mënyrë shumë speciale në Prishtinë

Sport November 16, 2019 - 21:13
Zbuloni detajet

Kombëtares së Anglisë i është rezervuar një pritje e ngrohtë në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Rreth orës 18:00, stafi i Kombëtares së Anglisë ka ateruar në Prishtinë, ndërkohë që futbollistët janë pritur me lule.

Image

Forca të shumta policore e kanë përcjellë ekspeditën angleze.

Policia ka qenë shumë strikte derisa nuk i ka lejuar mediet dhe tifozët që të afrohen afër hyrjes "VIP".

Disa tifozë e kanë pritur autobusin e Anglisë në dalje të Aeroportit, derisa 'Tre Luanët" kanë shkuar drejt Hotelit "Emerald".

Kosova të dielën është nikoqir i Anglisë në ndeshjen fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Sfida Kosovë - Angli luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info

Image