Mesfushori i Anglisë premton maksimumin në Prishtinë ndaj Kosovës

Mesfushori i Anglisë premton maksimumin në Prishtinë ndaj Kosovës

Sport November 16, 2019 - 20:52
Zbuloni detajet

Kombëtarja e Anglisë po e mban konferencën për media në Hotel "Emerald", shkruan Zëri.info.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, është paraqitur në konferencë së bashku me futbollistin Harry Winks.

“Çdo herë që kam mundësinë të luaj për skuadrën dhe kombëtaren është e rëndësishme për ne. Kam kënaqësinë dhe krenarinë që mund të luajë për kombëtaren. Synojmë të marrim sa më shumë pikë. Ndeshja në Southampton ishte e vështirë, por e mirë”, tha Harry Winks.

Image

Konkurrenca mes lojtarëve tek Anglia?. “Po e vërtetë. Por, kjo do të thotë se secili lojtar duhet të jetë në nivelet më të larta për të siguruar një vend në formacion. Kjo i ndihmon kombëtares”, shtoi futbollisti i Tottenhamit.

Kosova të dielën është nikoqir i Anglisë në ndeshjen fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Dueli Kosovë - Angli luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info

Image