Challandes tha se Sterling mund të ndalet vetëm nëse i thyhet këmba, kështu kundërpërgjigjet Southgate

Challandes tha se Sterling mund të ndalet vetëm nëse i thyhet këmba, kështu kundërpërgjigjet Southgate

Sport November 16, 2019 - 20:47
Zbuloni detajet

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën e organizuar për media para ndeshjes me Anglinë, ka thënë se ylli i anglezëve dhe Manchester Cityt, Rahhem Sterling mund të ndalet vetëm nëse luhet në mënyrë ekipore, ose nëse i thyhet këmba, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është paraqitur në konferencë së bashku me futbollistin Harry Ëinks, disa orë më pas.

Gareth Southgate është pyetur për deklaratën e Challadesit në lidhje me Sterlingun.

"Anglia po paraqitet në mënyrë të jashtëzakoshme. Ne po luajmë lojë ekipore dhe nëse ruhet njëri, mund të rrezikohet tjetri. Do të jetë shumë vështirë", ka thënë Gareth Southgate në konferencën për media.

Kosova të dielën është nikoqir i Anglisë në ndeshjen fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Sfida Kosovë - Angli luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info