Mediumi serb: E mrekullueshme, shqiptarët ankohen për racizëm, për flamujt 'Kosova është Serbi'

Mediumi serb: E mrekullueshme, shqiptarët ankohen për racizëm, për flamujt 'Kosova është Serbi'

Sport November 16, 2019 - 15:57
Detajet

Tifozët çekë në ndeshjen kundër Përfaqësueses së Kosovës kanë shfaqur flamuj në mbështetje të Serbisë.

Në ndeshjen e zhvilluar mes Çekisë dhe Kosovës të enjten në 'Doosan Arena' në Plzen, tifozët çekë përveç flamujve serbë, kishin bërë edhe thirrje raciste, shkruan mediumi serb 'Kurir', përcjell Zëri.info.

Ndeshjen e fituan çekët me rezultat 2:1, derisa futbollistët e Kosovës u përballën me përbuzje dhe armiqësinë e tifozëve vendas pro-serbë.

Image

Pas intonimit të himnit të Kosovës, u shfaqën flamujë serbë me mbishkrimin: "Kosova është Serbi".

Kjo skenë u përsërit disa herë dhe futbollistët e Kosovës e raportuan atë te gjyqtari Gianluca Rocchi.

"Unë insistova te gjyqtari Rocchi t'i kushtonte vëmendje thirrjeve raciste. Ai më tha se nuk i kuptonte, derisa ne po flinim italisht, më tha se do ta ndërpriste ndeshjen nëse do të ndalte lojën, gjë të cilën nuk e bëri", tha Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, pas ndeshjes.

Image

Ndryshe, edhe para ndeshjes kishin ndodhur dy incidente.

Tifozët vendas kishin sulmuar shqiptarët, derisa policia është dashur të intervenojë për ta qetësuar situatën në rrugët e Plzenit./Zëri.info