Tifozi anglez: Kosova vendi më i mirë për të jetuar, me 30 euro kam pirë 20 birra dhe kam ngrënë tri herë bukë
FOTO: Laura Hasani

Tifozi anglez: Kosova vendi më i mirë për të jetuar, me 30 euro kam pirë 20 birra dhe kam ngrënë tri herë bukë

Sport nëntor 16, 2019 - 11:48
Detajet

Tifozët e Anglisë tashmë kanë filluar të vijnë në Prishtinë për ndeshjen kundër Kosovës të dielën në 'Fadil Vokrri'.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin, derisa Kosova ka shuar gjasat nga ky cikël eliminator, andaj kjo ndeshje do të luhet pa asnjë motiv nga të dyja skuadrat, shkruan Zëri.info.

Në prag të ndeshjes së nesërme, tifozët nga Anglia kanë filluar që të vijnë në Kosovë që prej ditës së djeshme.

Siç duket, tifozëve anglezë është duke iu pëlqyer tejmase aventura e tyre në Kosovë.

Njëri nga ta shkruar në rrjetet sociale në mes të tjerash se 'Kosova është vendi më i mirë në planet'.

"Kam ngrënë tri vakte dhe kam pirë rreth 30 birra. Kam shpenzuar vetëm 30 euro. Kosova është vendi më i mirë në planet", ka shkruar tifozi Josh Pownall në 'Twitter'.

Ndryshe, Kosova është nikoqire e Anglisë nesër me fillim nga ora 18:00 në 'Fadil Vokrri' në ndeshjen e fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Anglia tashmë është e kualifikuar në 'Euro 2020', derisa Kosova synon ta bëjë një gjë të tillë përmes Ligës së Kombeve./Zëri.info

Image

Image

Image