Fundi i një epoke të suksesshme, Uli Hoeness nuk është më president i Bayern Munich

Fundi i një epoke të suksesshme, Uli Hoeness nuk është më president i Bayern Munich

Sport November 15, 2019 - 22:30
Detajet

Në mbledhjen e sotme të bordit të Bayern Munich, është shënuar fundi i epokës së Uli Hoeness nga posti i presidentit të klubit bavarez.

Vendimi i tij për t'u tërhqur pas 49 vitesh kontribut ishte i papritur, derisa ai gjendet në klub që prej vitit 1970, kur e nisi si futbollist, shkruan Zëri.info.

Kampioni i Evropës dhe i botës me Gjermaninë Perëndimore, Hoeness ka shënuar 108 gola në 329 paraqitje për Bayern Munich.

Ai ka fituar tre tituj të Bundesligës, një të Kupës së Gjermanisë dhe tri Kupa Evropiane si futbollist.

Pas përfundimit të karrierës si futbollit, ai u bë drejtori gjeneral më i ri në histori të Bundesligës duke e drejtuar klubin nga Mynihu drejt sukseseve të shumta në futbollin gjerman dhe më gjerë./Zëri.info

Image