'Avullohen' biletat për ndeshjen Kosovë - Angli, kaq minuta mjaftuan të shiteshin të gjitha

'Avullohen' biletat për ndeshjen Kosovë - Angli, kaq minuta mjaftuan të shiteshin të gjitha

Sport November 15, 2019 - 22:07
Detajet

Ashtu siç është paralajmëruar, nga ora 21:30 ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë - Angli.

Interesimi për blerjen e biletave për këtë ndeshje ka qenë i madh edhe kësaj radhe, shkruan Zëri.info.

1300 biletat e mbetura janë shitur për vetëm gjashtë minuta.

Ndryshe, biletat dolën në shitje më 12 nëntor, por shkaku i problemeve me faqen e 'tiks.app', shitja është shtyrë për sonte.

Image

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' kundër Anglisë në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë.

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 'Euro 2020', pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për Përfaqësuesen e Kosovës.

Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve në grupin A, lider është Anglia me 18 pikë, tri më pak se Çekia e cila zë vendin e dytë me 15 sosh.

Kurse, Kosova do ta mbyll këtë cikël eliminator në vendin e tretë, derisa momentalisht numëron 11 pikë./Zëri.info