Shqipëri - Angli, mbyllet ndeshja në Shkodër me rezultat të pastër

Shqipëri - Angli, mbyllet ndeshja në Shkodër me rezultat të pastër

Sport November 15, 2019 - 22:03
Detajet

Shqipëria U-21 ka pësuar humbje në ndeshjen kundër Anglisë në kuadër të grupit 3 në eliminatoret e 'Euro 2021'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Loro Boriçi', në Shkodër, anglezët triumfuan me rezultat të pastër 0:3, shkruan Zëri.info.

Phil Foden ('22), Galager ('36) dhe Nelson ('92) shënuan golat e fitores për Anglinë U-21 sonte.

Pas kësaj humbje, Shqipëria mbetet në vendin e katërt me pesë pikë.

Image

Kurse, Anglia mbetet lider me 12 pikë./Zëri.info