Baneri mbështetës pas dëshpërimit në Plzen, Mërgim Vojvoda reagon në rrjetet sociale

Baneri mbështetës pas dëshpërimit në Plzen, Mërgim Vojvoda reagon në rrjetet sociale

Sport November 15, 2019 - 21:33
Detajet

Në pasditën e sotme, yjet e Përfaqësueses së Kosovës janë kthyer në 'Fadil Vokrri' për t'u përgatitur për ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë.

Dhe në hyrje të stadiumit, tifozët e Kosovës e kanë befasuar mbrojtësin Mërgim Vojvoda me një baner.

"Kokën lart! Keni për çka të mburreni. Krenar me ty Mërgim", shkruhet në banerin për Mërgim Vojvodën.

Image

Përveç trajnerit të Kosovës Bernard Challandes që mbeti i mahnitur nga ky baner, tashmë ka reaguar edhe protagonisti Vojvoda.

Përmes rrjetit social 'Instagram', Vojvoda është shprehur falëndrues.

"Këta njerëz që besojnë te ne më bëjnë të lumtur dhe na bëjnë që ne të ëndërrojmë", ka shkruar mbrojtësi drenicas.

Image

Ndryshe, me humbjen e djeshme, Kosova shuan ëndrrën për 'Euro 2020' përmes ciklit eliminator, derisa tash synimin e ka përmes Ligës së Kombeve./Zëri.info