Valon Berisha pranë lamtumirës me Lazion, klubi italian shpreh interesim për të

Valon Berisha pranë lamtumirës me Lazion, klubi italian shpreh interesim për të

Sport November 15, 2019 - 21:16
Detajet

Verën e kaluar, Lazio vendosi t'ia jap Valon Berishës edhe një mundësi për ta dëshmuar veten, por që mesfushori i Kosovës ende nuk e ka bërë këtë.

Berisha mori besimin e drejtuesve të klubit romak në verë, megjithatë ai ka dështuar ta tregojë veten shkaku i minutazhës së ulët, shkruan Zëri.info.

Berisha, i cili u transferua te Lazio në verën e vitit të kaluar, nuk po arrin të ambientohet siç duhet te skuadra e Simone Inzaghit.

Kështu, mediumi italian 'Corriere dello Sport' raporton se Berisha është shumë pranë lamtumirës me Lazion.

Në të njejtën kohë raportohet se Hellas Verona ka shprehur interesim për shërbimet e ish-mesfushorit të RB Salzburg.

Berisha në Hellas Verona do t'i gjente dy mbrojtësit shqiptar Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla./Zëri.info


Në prag të ndeshjes Kosovë - Angli, tifozët anglezë tashmë kanë ardhur në Prishtinë.

Tifozët anglezë kanë arritur në kryeqytetin kosovar për t'i mbështetur "Tre Luanët" në përballjen ndaj Kosovës në 'Fadil Vokrri', ndeshje e cila zhvillohet të dielën, shkruan Zëri.info.

Tifozët anglezë janë duke u mirëpritur mjaft mirë nga kosovarët, të cilët kanë shpalosur banera: "Mirëserdhët dhe respekt".

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' kundër Anglisë në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë.

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 'Euro 2020', pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për Përfaqësuesen e Kosovës.

Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve në grupin A, lider është Anglia me 18 pikë, tri më pak se Çekia e cila zë vendin e dytë me 15 sosh.

Kurse, Kosova do ta mbyll këtë cikël eliminator në vendin e tretë, derisa momentalisht numëron 11 pikë./Zëri.info