'Luli' i Dardanëve me një deklaratë interesante për ecurinë e Kosovës: Nuk na mposhtën kamarierët, por një Çeki me përvojë

'Luli' i Dardanëve me një deklaratë interesante për ecurinë e Kosovës: Nuk na mposhtën kamarierët, por një Çeki me përvojë

Sport November 15, 2019 - 21:08
Detajet

Kryetari i tifo-grupit të Përfaqësueses së Kosovës "Dardanët" Lulzim Berisha ka komentuar ecurinë e deritashme të Kosovës në eliminatoret e Kampionatit Evropian 'Euro 2020'.

Me humbjen e djeshme nga Republika e Çekisë, Kosova i ka shuar shpresat për një kualifikim në 'Euro 2020' nga cikli eliminator, derisa tash shpresat i ka te Liga e Kombeve, shkruan Zëri.info.

Por, duke folur për ecurinë e Kosovës, 'Luli', ka komentuar edhe dy barazimet me Bullgarinë dhe Malin e Zi.

I pyetur në emisionin 'Favorit' në T7 nëse Kosova do të vazhdonte tutje nëse nuk do të lëshonte pikë ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi, Berisha është përgjigjur:

"Gjithçka ka pasur mundësi të ndodhë, por nuk është fundi i botës edhe nëse nuk shkojmë në Kampionatin Evropian".

"Dhe nuk po vjen askush të na mposhtë me kamariera, por një Çeki, e cila ka qenë duke luajtur moti në gara të tilla", vlerësoi Berisha.

"Pas ndeshjes e keni parë se çfarë gëzimi ka pasur te zhveshtorja e çekëve", shtoi ai./Zëri.info