Miqësorja e luksit në Riad mes Brazilit dhe Argjentinës vendoset nga një gol i hershëm

Miqësorja e luksit në Riad mes Brazilit dhe Argjentinës vendoset nga një gol i hershëm

Sport November 15, 2019 - 20:03
Detajet

Brazili dhe Argjentina janë përballur sonte në një miqësore luksi gjatë mbrëmjes.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'King Saud University Stadium', në Riad, Argjentina arriti të triumfojë me rezultat 0:1, shkruan Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Lionel Messi i Barcelonës.

Messi dështoi nga pika e bardhë në minutën e 13-të, por që argjentinasi arriti ta shtyjë topin në rrjetë nga topi i kthyer.

Edhe Brazili kishte një rast nga pika e bardhë, por në minutën e dhjetë Gabriel Jesus gjuajti dobët.

Përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, Argjentina arriti ta mbrojë rezultatin dhe ta fitojë miqësoren e luksit./Zëri.info