Renditja tabelore e Kosovës pas humbjes nga Austria në 'Keine Sorgen Arena'

Renditja tabelore e Kosovës pas humbjes nga Austria në 'Keine Sorgen Arena'

Sport November 15, 2019 - 19:55
Detajet

Kosova U-21 ka pësuar humbje të hidhur në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2021'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Keine Sorgen Arena', djelmoshat e Rafet Prekazi janë mposhtur nga Austria me rezultat 4:0, raporton Zëri.info.

Austriakët e dominuan ndeshjen që nga fillimi, derisa në pjesën e parë shënuan dy gola përmes Raguz ('14) dhe Friedl ('20).

Ndërsa, në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë përmes Friedl ('69) dhe Lovric ('74).

Kështu, Kosova pas pesë ndeshjeve eliminatore, numëron dy fitore dhe tri humbje.

Pas pesë ndeshjeve, Kosova mbetet në vendin e tretë në grupin 3 me gjashtë pikë të tubuara.

Ndërkaq, Austria në vendin e dytë me 12 sosh./Zëri.info

Image