Loja shpërblyese për ndeshjen Kosovë - Angli, FFK publikon fituesit e dy biletave

Loja shpërblyese për ndeshjen Kosovë - Angli, FFK publikon fituesit e dy biletave

Sport November 15, 2019 - 18:46
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës kishte krijuar një lojë shpërblyese për ndeshjen me Anglinë.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë ka dhuruar dy bileta për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë, shkruan Zëri.info.

Natyrisht, interesimi ishte i madh për këtë lojë, por që në fund biletat i kanë fituar dy persona.

"Presidenti Agim Ademi sot ua ka dorëzuar biletat dy fituesve fatlum të lojës shpërblyese në Instagram (Leuroni & Diarti)", ka bërë të ditur FFK-ja.

Ndryshe, shitja e biletave për këtë ndeshje ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Që prej 12 nëntorit, kur ka filluar shitja, ueb-sajti i 'tiks.app' nuk ka funksionuar./Zëri.info