Amir Rrahmani falënderon tifozët, komenton edhe ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Amir Rrahmani falënderon tifozët, komenton edhe ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Sport November 15, 2019 - 18:39
Detajet

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në humbjen e hidhur nga Republika e Çekisë.

Mbrojtësi i Hellas Veronas, një lider i padiskutueshëm në mbrojtjen e Kosovës, nuk ia doli, megjithatë, mbrëmë ta shpëtojë vendin e tij nga humbja, shkruan Zëri.info.

Në 'Doosan Arena', Kosova u mposhtë me rezultat 2:1 nga çekët duke shuar ëndrrën për kualifikim në 'Euro 2020' përmes ciklit eliminator.

Dhe përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rrahmani ka falënderuar tifozët për përkrahjen, derisa ka komentuar edhe ndeshjen me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve.

Image

"Faleminderit te gjithve per perkrahjen, enderra jone vazhdon ne muajin mars ku kemi gjysem finalen me Maqedonine, por para saj kemi te dielen ndeshje te rendesishme qe ti tregojme te gjitheve qe nuk jemi te lehte per asnje kundershtare", ka shkruar Rrahmani.

Ndryshe, Kosova e ka edhe një rast për t'u kualifikuar në 'Euro 2020' përmes Ligës së Kombeve, ku para vetes e ka gjysmëfinalen me Maqedoninë e Veriut më 26 mars.

Në rast të fitores, "Dardanët" përballen me fituesin e ndeshjes Bjellorusi - Gjeorgji./Zëri.info