Stërvitja e fundit e Kosovës, sonte u 'prish' tradita

Stërvitja e fundit e Kosovës, sonte u 'prish' tradita

Sport November 15, 2019 - 18:28
Detajet

Pas humbjes nga Çekia, Përfaqësuesja e Kosovës është kthyer tashmë në Prishtinë.

Skuadra e Bernard Challandes ka zhvilluar seancën e sotme stërvitore në vlugun e përgatitjeve për ndeshjen me Anglinë, shkruan Zëri.info.

Stërvitja e sotme ishte rigjeneruese. Në seancën e sotme stërvitore kanë munguar futbollistët që kanë luajtur nga fillimi në ndeshjen ndaj Çekisë.

Futbollistët në fjalë kanë mbetur në hotel për të pushuar.

Image

Vlen të përmendet se stërvitja e sotme nisi me 20 minuta vonesë shkaku i komunikacionit të stërngarkuar nga hoteli 'Emerald' deri në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

Image

Si zakonisht, pas stërvitjeve të Kosovës, janë mbajtur konferenca për shtyp.

Megjithatëm një gjë e tillë nuk ndodhi sonte për çudi, derisa arsyet nuk dihen.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' kundër Anglisë në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë.

Image

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 'Euro 2020', pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për Përfaqësuesen e Kosovës.

Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve në grupin A, lider është Anglia me 18 pikë, tri më pak se Çekia e cila zë vendin e dytë me 15 sosh.

Kurse, Kosova do ta mbyll këtë cikël eliminator në vendin e tretë, derisa momentalisht numëron 11 pikë./Zëri.info