Eurogol në ndeshjen Austri - Kosovë

Eurogol në ndeshjen Austri - Kosovë

Sport November 15, 2019 - 18:24
Detajet

Austria U-21 e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Kosovës U-21 në 'Keine Sorgen Arena'.

Në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2021', austriakët janë në epërsi prej 2:0, raporton Zëri.info.

Friedl ka shënuar golin e dytë me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 20-t të ndeshjes.

Ndryshe, kjo është ndeshja e pestë e “Dardanëve” të rinj në këtë kampanjë, derisa deri më tani numëron dy fitore dhe dy humbje./Zëri.info