'Besa-besë' dhe 'Kush kërcen nuk është shqiptarë', brohoritjet e mëdha të tifozëve në ndeshjen Austri - Kosovë

'Besa-besë' dhe 'Kush kërcen nuk është shqiptarë', brohoritjet e mëdha të tifozëve në ndeshjen Austri - Kosovë

Sport November 15, 2019 - 18:11
Detajet

Ka nisur ndeshja mes Austrisë U-21 dhe Kosovës U-21 në 'Keine Sorgen Arena', raporton Zëri.info.

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës synon fitore në ndeshjen e vlefshme të grupit 3 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Zëri.info.

Kjo do të jetë ndeshje e pestë e “Dardanëve” të rinj në këtë kampanjë, derisa deri më tani numëron dy fitore dhe dy humbje.

Tifozët shqiptarë janë prezent në stadium në përkrahje të madhe të djelmoshave të Rafet Prekazi.

Image

Madje, janë duke u dëgjuar me të madhe këngët e tyre për futbollistët e Kosovës.

"Besa - Besë" dhe "Kush kërcen nuk është shqiptarë", janë brohorimat e tifozëve shqiptarë.

Ky takim ka nisur nga ora 18:00.

Austria U-21 zë pozitën e dytë në grupin 3 me 9 pikë, kurse Kosova gjendet në vendin e tretë me 6 sosh./Zëri.info