Njoftimi brilliant i Ambasadës britanike për tifozët anglezë që do të vijnë në Prishtinë për ndeshjen Kosovë - Angli

Njoftimi brilliant i Ambasadës britanike për tifozët anglezë që do të vijnë në Prishtinë për ndeshjen Kosovë - Angli

Sport November 15, 2019 - 18:06
Detajet

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka njoftuar tifozët anglezë që do të udhëtojnë gjatë fundjavës në Kosovës për ta përcjellur ndeshjen Kosovë - Anglië.

Përmes një shkrimi në rrjetin social 'Twitter', Ambasada britanike ka bërë të ditur se tifozët anglezë i pret mikëpritje e ngrohët në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

"Thirrje tifozëve të Anglisë që udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen Kosovë - Angli të dielën! Një mikëpritje e ngrohtë ju pret në Kosovë, në vendin e famshëm për njerëzit miqësorë. Kënaquni, bëni miq dhe shijoni ushqimin fantastik dhe futbollin", ka shkruar Ambasada britanike.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' kundër Anglisë në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë.

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 'Euro 2020', pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për Përfaqësuesen e Kosovës.

Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve në grupin A, lider është Anglia me 18 pikë, tri më pak se Çekia e cila zë vendin e dytë me 15 sosh.

Kurse, Kosova do ta mbyll këtë cikël eliminator në vendin e tretë, derisa momentalisht numëron 11 pikë./Zëri.info