ZYRTARE: Gjyqtari i mirënjohur evropian do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë - Angli

ZYRTARE: Gjyqtari i mirënjohur evropian do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë - Angli

Sport November 15, 2019 - 16:26
Detajet

Shëtpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka publikuar gjyqtarët e ndeshjes mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Anglisë.

Siç ka bërë të ditur UEFA, fjalën kryesore në këtë ndeshje do ta ketë gjyqtari i njohur polak Pawel Gil, shkruan Zëri.info.

Gil në këtë ndeshje do të asistohet nga Konrad Sapela dhe Marcin Borkowski, derisa gjyqtar i katërt është emëruar Daniel Stefanski.

Image

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' kundër Anglisë në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë.

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 'Euro 2020', pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për Përfaqësuesen e Kosovës.

Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve në grupin A, lider është Anglia me 18 pikë, tri më pak se Çekia e cila zë vendin e dytë me 15 sosh.

Image

Kurse, Kosova do ta mbyll këtë cikël eliminator në vendin e tretë, derisa momentalisht numëron 11 pikë./Zëri.info