Sporti mposhtet nga lufta në Tel Aviv, e papritur se çfarë mund t'i ndodhë Argjentinës së Leo Messit

Sporti mposhtet nga lufta në Tel Aviv, e papritur se çfarë mund t'i ndodhë Argjentinës së Leo Messit

Sport November 15, 2019 - 16:08
Detajet

Për herë të parë, Lionel Messi nuk pati fatin ta zhvillonte ndeshjen në Izrael, dhe sipas të gjitha gjasave kjo do të ndodhë edhe këtë muaj.

Argjentina dhe Uruguai kanë aranzhuar një miqësore në Tel Aviv pas tri ditës, megjithatë ndeshja është në dyshim të zhvillohet, shkruan Zëri.info.

E gjithë kjo vjen pas konfliktit mes Izrealin dhe Palestinës kohëve të fundit.

Në fakt Tel Avivi nuk ka qenë cak i sulmeve, por që rreziqet mund të jenë të mëdha, derisa shumë ngjarje sportive janë anuluar në këtë vend.

Gjithashtu, shkollat janë mbyllur, kështu që Messi dhe shokët e tij duhet ta ndryshojnë lokacionin e ndeshjes.

Messi është dashur të luajë me Argjentinën ndaj Izraelit edhe dy vite më parë, por më pas ndeshja u zhvendos në Jerusalem për t'u anuluar më tej./Zëri.info