Këto janë takimet e sotme të grupeve D, F dhe J të kualifikimeve për Evropian

Këto janë takimet e sotme të grupeve D, F dhe J të kualifikimeve për Evropian

Sport November 15, 2019 - 15:25
Detajet

Sonte do të zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, transmeton zeri.info

Në grupin D, Danimarka e pret Gjibraltarin, kurse Zvicra takohet me Gjeorgjinë.

Në grupin F, Norvegjia luan në shtëpi ndaj Ishujve Faro, Romania e pret Suedinë, kurse Spanja ballafaqohet me Maltën.

Ndërkohë, në grupin J, Armenia e pret në shtëpi Greqinë, Finlanda luan si vendase ndaj Lihtenshtajnit dhe Bosnja dhe Hercegovina përballet me Italinë./Zëri

Image