Atdhe Nuhiu përkujdeset për deklaratën e mbrëmjes: Jam shumë i mërzitur që nuk luajti Vedat Muriqi

Atdhe Nuhiu përkujdeset për deklaratën e mbrëmjes: Jam shumë i mërzitur që nuk luajti Vedat Muriqi

Sport November 15, 2019 - 00:02
Zbuloni detajet

Sulmuesi Atdhe Nuhiu ishte autori i golit të vetëm të Kosovës në ndeshjen e sotme ndaj Republikës së Çekisë në humbjen me rezultat 2:1, raporton Zëri.info.

Futbollisti shtatlartë, i cili luan në Championshipin e Anglisë me Sheffield Wednesday tha pas ndeshjes se goli i tij tashmë nuk ka asnjë vlerë.

Ai u shpreh shumë i mërzitur që sonte nuk luajti rivali i rij në reaprtin e sulmit, Vedat Muriqi për shkak të lëndimit.

"Jam i lumtur që me erdhi rasti. Vedat Muriqi e ka merituar të luajë dhe jam i mërzitur se pse nuk luajti ai. E shënova një gol që nuk ka asnjë vlerë", tha Atdhe Nuhiu për SuperSport Kosova, përcjell Zëri.info.

"E kemi ditur se Çekia do të jetë shumë agresive. Edhe ne kemi luftuar. Ishte ndeshje e vështirë. Çekia ka super-lojtar dhe e meritojnë të luajnë në Evropian", shtoi Nuhiu.

"Kjo ishte një mësim për neve. Kjo ndeshje ishte me agresivitet. Ne kemi lojtarë të rinj që duhet të mësohen me ndeshje të tilla", pohoi Atdhe Nuhiu.

Ai e komentoi edhe ndeshjen e radhës me Anglinë.

"Sa i përket ndeshjes me Anglinë, secili prej e di se është gjë e mrekullueshme. Të gjithë e kanë pritur këtë ndeshje. Ne jemi krenar duke filluar nga ekonomi që na pastron teshat e lart", përfundoi Atdhe Nuhiu. /Zëri.info