Serbët assesi të mbushen mend, shkruajnë për skandalin gjatë intonimit të himnit të Kosovës

Serbët assesi të mbushen mend, shkruajnë për skandalin gjatë intonimit të himnit të Kosovës

Sport November 14, 2019 - 23:59
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit për rezultatin përfundimar 2:1.

Përveç dy incidenteve para ndeshjes, edhe në tribunat e tifozëve çekë kishte diçka të ngjashme.

Mediumi serb 'Telegraf.rs' tregon se si çekët u pozicionuan në anën e tyre gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

Ata iu referuan ngritjes së flamujve serbë gjatë intonimit të himnit të Kosovës, gjë për të cilën janë 'krenarë'.

"Flamuri i 'rënë' i shqiptarëve në Plzen. Çekët ngrisin flamurin serbë në intonimin e himnit të Kosovës", ka shkruar 'Telegraf.rs'.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndrra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia./Zëri.info