Rrahmani reagon pas humbjes në Plzen, tregon çfarë i tha në gjuhën italiane gjyqtarit Rocchi

Rrahmani reagon pas humbjes në Plzen, tregon çfarë i tha në gjuhën italiane gjyqtarit Rocchi

Sport November 14, 2019 - 23:28
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shprehur i zhgënjyer, derisa ka treguar se çfarë i ka thënë gjyqtarit Rocchi.

"Për disa minuta e prekëm ëndrrëm e Kampionatit Evropain. Në disa situata nuk ishim në koncentruar. Gjithmonë ka vend për përmiresime", ka thënë Rrahmani për SSK, përcjell Zëri.info.

"Çekia ka qenë e rrezikshme dhe kishte shumë raste. Ata e kanë studiuar lojën tonë. Ata bënë presion të lart", vlerësoi Rrahmani.

"Gjyqtarit i kam folur italisht dhe i thashë se po bëjnë kore raciste. Ai më tha se nga i kutpon i tash se e kuptoj gjuhën e tyre. Ai më tha se nëse edhe njëherë ndodh, do ta ndërpresë ndeshjen", theksoi mbrojtësi i Hellas Veronas.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia./Zëri.info