Fidan Aliti i dëshpëruar me humbjen, ka një mesazh për tifozët pas ndeshjes

Fidan Aliti i dëshpëruar me humbjen, ka një mesazh për tifozët pas ndeshjes

Sport November 14, 2019 - 23:13
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Kosovës Fidan Aliti është shprehur falënderues ndaj mbështetjes së tifozëve, derisa shton se Çekia ishte më e mirë sonte.

"Nuk besoj qe kishte presion sonte. Përkrahja ka qenë fenomenale. Faleminderit të gjithëve nga zemra. Pa ata sonte nuk do ta luanim këtë finale", ka thënë Aliti për SSK, përcjell Zëri.info.

"Unë besoj se sonte e kemi dhënë 100 për qind. Me thënë drejtë, Çekia ka luajtur më mirë se ne sonte. Ne nuk luajtëm siç dimë", vlerësoi Aliti.

"Aro Muric deri te gola na ka shpëtuar në disa raste. E kemi humbur ndeshjen dhe jemi të mërzitur. Sot mund të jemi të mërzitur, por që nga nesër duhet të mendojmë pozitivisht pasi në mars me Maqedoninë Veriore është një tjetër finale", shtoi trajneri i Kalmarit.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia./Zëri.info