'Shpërthen' Aro Muriç pas humbjes, zbulon thirrjet raciste që ia bën tifozët gjatë ndeshjes

'Shpërthen' Aro Muriç pas humbjes, zbulon thirrjet raciste që ia bën tifozët gjatë ndeshjes

Sport November 14, 2019 - 23:08
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, ka folur edhe portieri i Kosovës Aro Muriç, i cili ka zbuluar edhe thirrjet raciste që iu bën tifozët çekë e serbë.

"Sonte Çekia bëri presion shumë lart. Nuk mund t'i bënim ballë. Lujatën në shtëpi", ka thënë Muriç për SSK, përcjell Zëri.info.

"Te goli i parë nuk e kam parë topin", vlerësoi Muriç.

"Tifozër kanë thënë gjëra raciste pas portës. Nuk e ei se çka thanë", shtoi portieri shqiptar.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia./Zëri.info