Challandes godet: E kam një ndjenjë interesante, ja çka ju thashë lojtarëve

Challandes godet: E kam një ndjenjë interesante, ja çka ju thashë lojtarëve

Sport November 14, 2019 - 22:59
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur për humbjen e sontme.

"Duhet të jemi të qartë. Ne jemi Kosova që kemi luftuar, jemi mbrojtur, por nuk luajtëm lojën tonë", ka thënë Challandes për SSK, përcjell Zëri.info.

"Kemi luajtur ndaj një ekipi shumë të fortë. Çekisë ia uroj kualifikimin. Kam ndjenjën që nuk kemi marr shumë rrezik në aksione", vlerësoi zvicerani.

"Sot u kam thënë lojtarëve që merrni lojën në dorë dhe luani. Mund të jemi të zhgënjyer. Sot mund të luanim futboll, por nuk luajtëm futboll", theksoi Challandes.

"Urime skuadrës jo për sonte. Dua tu them të gjithëve faleminderit. Kosova duhet të jetë krenare", shtoi ai.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia.