Emocionuese: Mërgim Vojvoda shpërthen në lot pas ndeshjes

Emocionuese: Mërgim Vojvoda shpërthen në lot pas ndeshjes

Sport November 14, 2019 - 22:58
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, dëshpërimi te futbollistët e Kosovës ishte i madh.

Madje, Mërgim Vojvoda u pa duke qarë.

Pra, Kosova është eliminuar me 11 pikë pas shtatë ndeshjeve në eliminatore në 'Euro 2020'./Zëri.info