Bekim Isufi: Pata shumë frikë, ky ishte problemi më i madh

Bekim Isufi: Pata shumë frikë, ky ishte problemi më i madh

Sport November 14, 2019 - 22:51
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, trajneri i mirënjohur kosovar Bekim Isufi e ka analizuar ndeshjen në fjalë.

"Ne nuk ishim skuadra që duhet të jemi në element. Kishte disa probleme dhe nuk ishim në nivel. Kisha shumë frikë gjatë ndeshjes se do të pësonim edhe pas golit të shënuar nga Valon Berisha", ka thënë fillimisht Isufi, përcjell Zëri.info.

"është dashur ndoshta të bëhet ndonjë ndërrim në mesin e fushës pas golit të Kosovës. Ndoshta është dashur të futej në lojë Idriz Voca", vlerësoi Isufi.

"Mesi i fushës nuk ka funksionuar në këtë ndeshje", shtoi ai./Zëri.info