Shqipëria dhe Andorra ndajnë pikët për kualifikimet në Euro 2020

Shqipëria dhe Andorra ndajnë pikët për kualifikimet në Euro 2020

Sport November 14, 2019 - 22:46
Lexoni detajet!

Shqipëria dhe Andorra i kanë ndarët pikët në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që u zhvillua në Elbasan Arena, përfundoi me rezultat 2-2.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Bekim Balaj e kaloi kombëtaren tonë në epërsi nga një asistim i Odise Roshit.

Por, mysafirët arritën t’i barazonin shifrat në 1-1, me golin e shënuar nga Cristian Martinez Alejo (18’) me asistimin e Joan Cervos.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.

45 minutëshi i dytë filloi më keq për ne, pasi Alejo (48’) e përmbysi rezultatin.

Por, Rey Manaj në minutën e 55-të e barazoi rezultatin në 2-2 dhe me këtë  rezultat përfundoi takimi.

Franca e ka marrë pozitën e parë në Gurpin H me 22 pikë, Turqia me 20, Islanda me 16, Shqipëria me 13, Andorra me katër dhe Moldavia me tre sosh.

Shpresat për t’u kualifikuar kanë përfunduar për Kombëtaren tonë, por që kjo ndeshje duhej të fituar shkaku i një rangimi më të mirë në FIFA.