Dëshpërimi i futbollistëve të Kosovës pas humbjes së hidhur nga Çekia

Dëshpërimi i futbollistëve të Kosovës pas humbjes së hidhur nga Çekia

Sport November 14, 2019 - 22:43
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, është parë edhe dëshpërimi i madh te futbollistët e Kosovës.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia.

Nga ana tjetër, Anglia mbetet lider me 18 pikë, kurse Çekia në vendin e dytë me 15 pikë.

Pra, Anglia dhe Çekia vazhdojnë në 'Euro 2020', Kosova shpreson te Liga e Kombeve./Zëri.info