Renditja tabelore në grupin e Kosovës pas ndeshjes në 'Doosan Arena', dy skuadra e sigurojnë kualifikimin

Renditja tabelore në grupin e Kosovës pas ndeshjes në 'Doosan Arena', dy skuadra e sigurojnë kualifikimin

Sport November 14, 2019 - 22:40
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Pjesën e parë më mirë e nisën çekët, të cilët e dominuan këtë fraksion deri në minutën e 45-të, por që pa shënuar asnjë gol.

Image

Pjesa e dytë nisi më furishëm për Kosovën, e cila gjeti golin e parë në minutën e 50-të.

Pas një harkimi, Atdhe Nuhiu shënoi super-gol me kokë në minutën e 50-të nga asistimi i Florent Hadërgjonajt.

Çekia reagoi më pas duke barazuar rezultatin në 1:1 përmes Kral në minutën e 71-të të ndeshjes.

Çekët nuk u ndalën me kaq dhe arritën ta shënonin edhe golin e dytë në minutën e 79-të përmes Celustkas.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia.

Image

Nga ana tjetër, Anglia mbetet lider me 18 pikë, kurse Çekia në vendin e dytë me 15 pikë.

Pra, Anglia dhe Çekia vazhdojnë në 'Euro 2020', Kosova shpreson te Liga e Kombeve./Zëri.info