Kaos në 'Doosan Arena', tifozët çekë bëjnë gjeste të pahijshme, serbët nuk i ndalin thirrjet 'Kosova është Serbi'

Kaos në 'Doosan Arena', tifozët çekë bëjnë gjeste të pahijshme, serbët nuk i ndalin thirrjet 'Kosova është Serbi'

Sport November 14, 2019 - 22:14
Detajet

Kanë kaluar mbi 65 minuta lojë në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.

Kosova është në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Atdhe Nuhiu në fillim të pjesës së parë, raporton Zëri.info.

Tifozët çekë janë të pakënaqur derisa kanë hedhur gjësende në fushë.

Gjyqtari Rocchi ua ka dhënë vërejtjen e fundit dhe ka paralajmëruar edhe organizatorin përmes gjyqtarit të katërt.

Gjithashtu, edhe tifozët serbë që gjenden në stadium janë duke thirrur vazhdimisht: "Kosova është Serbi".

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, djelmoshat e Bernard Challandes janë duke u përballur në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë./Zëri.info