'Shpërthen' Plzeni: KOSOVA NË EPËRSI NDAJ ÇEKISË

'Shpërthen' Plzeni: KOSOVA NË EPËRSI NDAJ ÇEKISË

Sport November 14, 2019 - 21:53
Detajet

Kanë kaluar 50 minuta lojë në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.

Atdhe Nuhiu e ka kaluar Kosovën në epërsi 1:0 në minutën e 50-të, shkruan Zëri.info.

Sulmuesi shtatlartë ka shënuar një super-gol me kokë nga distanca.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Image

Në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, djelmoshat e Bernard Challandes janë duke u përballur në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 13 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 12 sosh./Zëri.info