Dueli jetik Çeki - Kosovë, mediumi serb me një shkrim interesant

Dueli jetik Çeki - Kosovë, mediumi serb me një shkrim interesant

Sport November 14, 2019 - 18:24
Detajet

Ndeshje interesante priten të zhvillohen sonte në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në të gjitha grupet, gjashtë Kombëtare tashmë e kanë ‘prerë’ biletën për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në verën e vitit të ardhshëm, raporton Zëri.info.

Padyshim, ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet edhe sonte në ‘Doosan Arena’ mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës, ndeshje e vlefshme për grupin A.

Kjo përballje do të jetë jetike për të dyja skuadrat, të cilat e synojnë një vend në ‘Euro 2020’.

Image

Mediumi serb ‘Mondo.rs’ ka shkruar edhe për këtë përballje, por edhe për ndeshjen Angli – Mali i Zi, të cilat janë të vlefshme për grupin.

“Ku gjendet Serbia. Si qëndrojnë shtetet tjera të ish-Jugosllavisë. Anglia kryeson në grupin A, tri më shumë se Çekia, dhe katër më shumë se ashtu-quajtura Kosovë. Këto tri skuadra kanë gjasa në dy ndeshjet e radhës, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria janë pa gjasa”, ka shkruar në mes të tjerash mediumi serb.

Ndryshe, ndeshjet e sotme nisin nga ora 20:45./Zëri.info