Kënga speciale e tifozëve për Milot Rashicën, vushtrriasi e bën këtë veprim në 'Instagram'

Kënga speciale e tifozëve për Milot Rashicën, vushtrriasi e bën këtë veprim në 'Instagram'

Sport November 14, 2019 - 18:18
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, “Dardanët” do të përballen në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë, raporton Zëri.info.

Ndeshje e vlefshme për grupin A do të vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Atmofera para ndeshjes në hotelin ku po qëndrojnë yjet e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë.

Tifozët e Kosovës i kanë kënduar vazhdimisht futbollistëve të Kosovës si dhe ua kanë dëshmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe që kanë për ta.

Gjithashtu, në një moment, një grup i tifozëve të Kosovës i këndoi super-yllit vushtrrias Milot Rashicës.

‘Milot Rashica, zemrën ua ke thy, zemrën ua ke thy”, ishte kënga e ‘Dardanëve’, të cilën 23-vjeçari e ka postuar në ‘Instagram’./Zëri.info