Befason ish-futbollisti i Kosovës: Nëse fitojmë sonte, në Prishtinë..
FOTO: Laura Hasani

Befason ish-futbollisti i Kosovës: Nëse fitojmë sonte, në Prishtinë..

Sport November 14, 2019 - 18:00
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, “Dardanët” do të përballen në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë, raporton Zëri.info.

Ndeshje e vlefshme për grupin A do të vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar Muhamet Dragusha.

Në një prononcim për Zëri.info, ish-futbollisti i Kosovës ka thënë se “Dardanët” do të mundohen që me të gjitha forcat të jenë në ‘Euro 2020’.

Image

“Ndeshja e sotme është e vështirë për faktin se kemi kundërshtarë të forte dhe që kanë përparësitë e tyre. Çekët janë në stadiumin e tyre para shumë tifozëve të përkrahur kur e dinë se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për ta, ashtu siç është edhe për ne”, ka thënë fillimisht Muhamet Dragusha.

“Kosova do të mundohet që sonte me të gjitha forcat të fitojë dhe ëndrra që përmes kualifikimeve të rregulla të jetë pjesë e Evropianit, me shumë lëndime e sidomos me lojtarë kyç të skuadrës që e gjithë ndeshja është e bazuar në formën e tyre”, vlerësoi më tej Dragusha.

“Shpresoj të jemi në formë të mirë, të angazhohemi në maksimum dhe të luftojmë për çdo top. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet dhe të jemi të vëmendshëm në mbrojtje”, potencoi Dragusha.

“Nëse arrijmë fitore, ne përsëri e kemi një finale në Prishtinë, ku mendoj se motive ynë do të jetë shumë i lartë pasi që kundërshtari me gjasë do të kualifikohet, plus lëndimet e tyre. Besoj se kjo do të na lehtësojë rrugëtimin tone. Kosova do të kualifikohet në Evropian”, përfundoi Muhamet Dragusha për Zëri.info.

Ndryshe, ndeshja e sotme në ‘Doosan Arena’ nis nga ora 20:45./Zëri.info