Tortoshi: Po të isha në vend të Challandesit, do të luaja në sulm me këta tre futbollistë

Sport November 14, 2019 - 17:51
Zbuloni detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Jusuf Tortoshi, ka thënë se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, do të ishte mirë që të luante me tre sulmues, shkruan Zëri.info.

Tortoshi ka thënë se do të preferonte që të luante me treshen Milot Rashica, Bersant Celina dhe Edon Zhegrova.

"Miloti Rashica dhe Celina do të mund të luanin shumë mirë në repartin e sulmit në mungesë të Vedat Muriqit", ka thënë Jusuf Tortoshi për T7, përcjell Zëri.info.

Sfida Çeki - Kosovës nis në ora 20:45 në stadiumin "Doosan Arena" në Plzen. /Zëri.info