Legjenda Lorik Cana reagon në mënyrë të veçantë pak orë para ndeshjeve të Kosovës dhe Shqipërisë në rrjetet sociale

Legjenda Lorik Cana reagon në mënyrë të veçantë pak orë para ndeshjeve të Kosovës dhe Shqipërisë në rrjetet sociale

Sport November 14, 2019 - 17:22
Zbuloni detajet

Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar në rrjetet sociale për ndeshjet që do t'iu zhvillojë sonte Kombëtarja shqiptare ndaj Andorrës dhe Kosovës ndaj Republikës së Çekisë, raporton Zëri.info.

Gjakovari Cana ka postuar dy fotografi, njërën të Kombëtares së Shqipërisë dhe tjetrën i veshur me fanellë të "Dardanëve" në përkrahje të tyre.

Image

Image

Futbollistët e përzgjedhur nga zvicerani Bernard Challandes, sonte do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme në histori ndaj Republikës së Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Kosovës i duhet patjetër fitorja në Plzen për të shpresuar në një kualifikimin nga faza e grupeve.

Kosovës në rast të fitores, për t'u kualifikuar, i mjafton edhe një barazim në ndeshjen e fundit me Anglinë që zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info