Fenerbahçe përmes një njoftimi për shtyp zbulon gjendjen e Vedat Muriqit

Fenerbahçe përmes një njoftimi për shtyp zbulon gjendjen e Vedat Muriqit

Sport November 14, 2019 - 17:15
Detajet

Vedat Muriqi nuk do të jetë pjesë e Kosovës në dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Ndonëse në fillim ishte grumbulluar, sulmuesi prizrenas nuk arriti të shërohej nga një lëndim që e kishte pësuar në fundjavë në nyjën e këmbës, shkruan Zëri.info.

Klubi turk Fenerbahçe tashmë ka lansuar një raport në lidhje me gjendjen e 25-vjeçarit.

Image

“Lëndimi i Muriqit është raportuar te Përfaqësuesja e Kosovës pa shkuar ai atje. Por, ata donin ta shikonin situatën dhe kur e panë rezultatin, u vendos që ai të mos luante”, thuhet në njoftim.

Tashmë Muriqi është kthyer në Stamboll ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit në Turqi.

Ndryshe, mediat turke dje raportuan se Muriqi mund të mungojë deri në katër javë shkaku i këtij lëndimi./Zëri.info